Benutzer:Qkx/Baustelle/Violeta Rexhepagiqi

aus Wikipedia, der freien Enzyklopädie
Zur Navigation springen Zur Suche springen
Dieser Artikel (Violeta Rexhepagiqi) ist im Entstehen begriffen und noch nicht Bestandteil der freien Enzyklopädie Wikipedia.
Wenn du dies liest:
  • Der Text kann teilweise in einer Fremdsprache verfasst, unvollständig sein oder noch ungeprüfte Aussagen enthalten.
  • Wenn du Fragen zum Thema hast, nimm am besten Kontakt mit dem Autor Qkx auf.
Wenn du diesen Artikel überarbeitest:
  • Bitte denke daran, die Angaben im Artikel durch geeignete Quellen zu belegen und zu prüfen, ob er auch anderweitig den Richtlinien der Wikipedia entspricht (siehe Wikipedia:Artikel).
  • Nach erfolgter Übersetzung kannst du diese Vorlage entfernen und den Artikel in den Artikelnamensraum verschieben. Die entstehende Weiterleitung kannst du schnelllöschen lassen.
  • Importe inaktiver Accounts, die länger als drei Monate völlig unbearbeitet sind, werden gelöscht.
Vorlage:Importartikel/Wartung-2023-08

Violeta Rexhepagiqi [viɔlɛta ɾɛˈd͡ʒɛpagiˌci] (auch Violeta Rexhepagiq; serbokroatisch Виолета Реџепагић Violeta Redžepagić, *15. Februar 1965 in Pristina; †16. April 2020 ebenda[1]) war eine jugoslawisch-albanische Sängerin, Komponistin und Journalistin aus dem Kosovo.

Leben[Bearbeiten | Quelltext bearbeiten]

Sie war die Tochter des Pädagogen Jashar Rexhepagiq (1929–2010) und einer Mathematikerin. Die Familie kommt ursprünglich aus Plav. Ihr Bruder Armend (* 1966) ist auch als Sänger und Komponist tätig.[2].


Mësimet e para të përgjithshme i ndoqi në shkollën e qytetit "Faik Konica". Studimet e mesme i kreu në shkollen e mesme "Xhevdet Doda" në drejtimin matematikor.[3] Pas suksesit me këngë dhe si folëse për programe të fëmijëve në "Radio Prishtinë" filloi të ndjekë mësimet edhe në shkollën e ulët të muzikës. Si rrjedhë e angazhimit të saj pasojnë edhe mirënjohet në festivalin e fëmijëve "Akordet e Kosovës". Njëkohësisht, Violeta intepretoi më se 40 këngë për fëmijë, dhe luajti zërin e personazheve në radio-dramat për fëmijë. Violeta u adhurua nga shikuesit e vegjël dhe u pa si shembull i rebelimit artistik.[4]

Studimet e larta për psikologji i vijoi në Sarajevë[3]. Rexhepagiqi shquhej për ekstravagancë dhe paraqitje avangardë që në vitet 1980, si në muzikë e ndër tjerash edhe në modë.[5]

Musik[Bearbeiten | Quelltext bearbeiten]

Violeta Rexhepagiqi ka qenë muzikantja më avangarde në rok-skenën e viteve 1980 në Kosovë. Ishte një Kate Bush shqiptare. Vet e bënte muzikën, vet i shkruante tekstet dhe vet kujdesej për paraqitjen e saj skenike.[6]

Violeta për publikun e gjërë shqiptar u bë e njohur me paraqitjet e saja në grupin e muzikës moderne të kohës "Viviene" rreth vitit 1984. Gjatë kësaj kohe, ajo përfaqësoi për dy herë Kosovën në përzgjedhen e përfaqësueses së Jugosllavisë për "Këngën e Eurovizionit". Në një intervistë dhënë televizionit Prive me 2013, Violeta tregon për përbuzjen që kishte përjetuar nga anëtarët e jurisë gjatë përfaqësimit të Kosovës në gjuhën shqipe dhe zhgënjimin e saj me këtë trajtim.[7]

Më 1996 në bashkëpunim me produksionin muzikor "Labia" bëri lansimin e një disku me këngë nga albumi Viviene [8].


Kriegs-Journalismus[Bearbeiten | Quelltext bearbeiten]

Violeta ishte edhe gazetarja më e suksesshme shqiptare.[2] Që nga vitet e 80-ta, Violeta ishte e angazhuar në Radio Televizionin e Prishtinës ku filloi në moshën 18-vjeçare me programin artistik "Fontanë Dëshirash"[1], me të cilin merr pjesë në festivalin e Radio Televizionit Jugosllav. Në RTP punoi deri në uzurpimin e kësaj qendre nga forcat e armatosura serbe, me 5 korrik 1990[9]. Gjatë kohës së helmimeve të studentëve shqiptarë në shkolla, në pranverë 1990[10], Violeta me shkathtësi iu raportonte kanaleve të huaja inçizimet e bëra vetë me kamerë Super VHS Panasonic dhe lajmet për helmimet në Kosovë, përkundër cenzurës nga Beogradi ushtruar përmes drejtorit të atëhershem të RTP-së[11]. Pas okupimit të RTP-së ajo mbeti e pa-angazhuar deri sa pranoi ftesën si reportere lufte pranë disa agjensive dhe televizioneve të huaja, si News Network, WTN, e Sky News. Për këtë qëllim ajo raportoi nga shumë vatra të luftës. Që më 1989 angazhohet nga Sky News për të raportuar nga revolucioni që po përmbyste regjimin e Nikolai Çaushesku-t në Rumani. Poashtu raportoi nga Lufta e Parë e Gjirit Persik, nga lufta në Kroaci, e në fillim edhe nga ajo në Bosnjë e Hercegovina.[2] Më 1991 e shoqëroi në Bagdad gazetarin e BBC Dan Damon për raportim gjatë luftës në Irak[12]. Per Sky News e intervistoi Saddam Husseinin, Slobodan Milosheviqin, dhe Arkanin, tek këta të fundit me pseudonimin Violet Ray.[2]

Gjatë udhëtimeve të saja për raportim, me 1995 [7] ajo pësoi një aksident në komunikacion dhe si pasojë për më se dy vite e gjysmë nuk mund të lëviste gjymtyrët e trupit. Si pasojë e lëndimeve të saja nuk ishte në gjendje të raportonte në mënyrë aktive gjatë luftës në Kosovë edhe pse kohën e luftës e kaloi në Prishtinë.

Në ndërkohë (2010-2020), Violeta punoi pranë Radio Televizionit publik të Kosovës "RTK", shkruajti tekste këngësh dhe bëri komponime për këngëtarë të vijës së saj artistike. Gjatë punës së saj në RTK, ka përgatitur disa emisione dokumentare, si "Loja e heshtjes"," Azizia", "Linda", "Joliria në liri", etj.

Tod[Bearbeiten | Quelltext bearbeiten]

Violeta u gjet e vdekur në banesën e saj në orët e hershme të 16 prillit, 2020.[13]

Në shenjë respekti për kontributin e Violetës për kulturën shqiptare, dhe në pamundësi për të organizuar mbledhje komemorative dhe pjesëmarrje në varrim për shkak të gjendjes së karantinës rreth virusit COVID19, kryetari i qytetit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, organizoi që në stadiumin e kryeqytetit “Fadil Vokrri” të lëshohen këngët e saj[14]. Violeta poashtu u nderua nga artistë, kolegë e njerëz publikë. Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, bashkë me stafin e MKRS-së, në një ceremoni të organizuar para objektit të ministrisë, bënë homazhe për këngëtaren, kompozitoren dhe gazetaren e ndjerë. [15]

Weblinks[Bearbeiten | Quelltext bearbeiten]

  • Gazeta Express, intervistë më 13.12.2009 në ora 13:09 E forta (Memento vom 19. Dezember 2009 im Internet Archive).

Einzelnachweise[Bearbeiten | Quelltext bearbeiten]

  1. a b Violeta Rexhepagiqi, Revolucionarja e Skenës In: Kohavision KTV, 16. April 2010. Abgerufen am 16. April 2020 (albanisch). 
  2. a b c d Agron Shala: Njerëzit e mirë vriten për së gjalli. Lamtumirë, mikja ime! In: Telegrafi. April 2022, abgerufen am 16. Juli 2023 (albanisch).
  3. a b Gazmend Kajtazi: Violeta, nuk iku me stuhi! In: Telegrafi, 16 prill 2020. Abgerufen im 19 prill 2020 (albanisch). 
  4. Intervistë për ukonline.co.uk. Archiviert vom Original; (albanisch).
  5. Radio Televizioni i Kosovës. (albanisch).
  6. Agron Shala: Njerëzit e mirë vriten për së gjalli: Lamtumirë, mikja ime! In: Telegrafi, 16 prill 2020. Abgerufen im 19 prill 2020 (albanisch). 
  7. a b Violeta Rexhepagiqi shpalosë momentet e jetës së saj. (albanisch).
  8. Violeta Rexhepagiqi VIVIENE, Produksioni Labia. (albanisch).
  9. 27 vite më parë pushtuesi ndërpreu sinjalin e RTP-së. Abgerufen im 18 prill 2020 (albanisch). 
  10. Nga helmimet e 90-ës, shumë nxënës shqiptarë mbetën me pasoja [video] (Memento des Originals vom 5 tetor 2017 im Internet Archive) In: Koha, 5. Mai 2015. Abgerufen am 21. April 2020 (albanisch). 
  11. In: Gazeta Express, 13 dhjetor 2009. Abgerufen im 21 prill 2020 (albanisch). 
  12. Dan Damon: Kosovo Century In: BBC, 18 shkurt 2008. Abgerufen im 19 prill 2020 (englisch). 
  13. VDES GAZETARJA E NJOHUR VIOLETA REXHEPAGIQI In: Radio Televizioni i Kosoves, 16 prill 2020 (albanisch). 
  14. VIOLETA REXHEPAGIQI KUJTOHET ME TINGUJ TË MUZIKËS SË SAJ In: Radio Televizioni i Kosovës, 16 prill 2020. Abgerufen im 19 prill 2020 (albanisch). 
  15. MKRS BËN HOMAZHE PËR VIOLETA REXHEPAGIQIN In: Radio Televizioni i Kosovës, 17 prill 2020. Abgerufen im 19 prill 2020 (albanisch).